Një lajm i hidhur vjen nga bota e kinematografisë në Kosovë.
Aktori 23-vjeçar i serialit “O sa mirë”, Art Kurti është gjetur i vdekur në makinë mëngjesin e sotëm. Dyshimet e para të polcisë janë se aktori, i cili së fundmi ishte emëruar kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, është vetëvrarë.
“Dyshimet e para çojnë në dyshime për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”, mësohet të ketë thënë Kristë Gjoka, komandat i policisë në Gjakovë për gazetën Ekspress.
Të afërm të aktorit janë shprehur se kohëve të fundit, ai ka shfaqur shenja depresioni si dhe ka pasur disa probleme personale. Kurti njihej si “gjakovari” në serialin e njohur në Kosovë dhe në Shqipëri, e ndërsa para pak kohësh ai ishte vendosur në krye të të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.