KreuCelebrity

Mund t’ju duket si një batanije e thjeshtë, por jo! Të gjithë po flasim për këtë detaj tek fëmija mbretëror

Vetëm disa orë pas lindjes, princi më i ri në familjen mbretërore u prezantua me botën e jashtme. Kate dhe princ William u larguan nga dyert e spitalit Lindo Wing me anëtarin më të ri të familjes së tyre të rrethuar nga njerëz të shumtë që e përshëndesnin dhe fotografë të pafund të cilit ishin aty për ta memorizuar këtë moment.

Të gjithë u ndalën tek Kate, tek kjo super grua e cila ndonëse kishte vetëm pak orë që kishte lindur, ajo dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të kuq me jakë të bardhë, këpucë me taka dhe një buzëqeshje që nuk e hoqi për asnjë moment nga fytyra. Megjithatë, një detaj shumë i vogël, në dukje i parëndësishëm, por jo, ishte dhe batanija me të cilin ishte mbështjellur princi i vogël. Ajo mbante firmën e .H. Hurt & Sons, dhe ka një vlerë shpirtërore për familjen mbretërore.

Bëhet fjalë për një traditë 70 vjeçare, kur mbretëresha dhe bashkëshorti i saj Princi Philip i prezantuan botës princ Çarls.

Vite më vonë, edhe princeshë Diana ndoqi gjurmët e vjehrrës duke përdorur një batanije G.H. Hurt & Sons për dy djemtë, princ William dhe Princ Harry-in.

Këtu është me princ William në vitin 1982:

…dhe këtu me princ Harry-in në vitin 1984

Princ William, ka humbur nënën e tij kur ishte adoleshent dhe është i “etur” për ta nderuar atë në çfarëdo mënyre që mundte. Ai zgjodhi që ta kishte pranë nënën e tij, në mënyrë simbolike duke vazhduar këtë traditë me fëmijën e parë, të dytë dhe së fundmi edhe të tretë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF