KreuCelebrity

Era apo Kylie? Këngëtarja shfaqet krejt ndryshe në fotot e fundit!

Strefie përflitet se po bëhet gati për xhirimet e klipit ‘Origami’. Edhe pse e angazhuar me projekte të reja, Era ka marrë një periudhë pushimi në Dubai, vend ku pritet të performojë më 26 dhe 27 prill. Duke qenë se puna këtë herë e ka drejtuar tek një nga destinacionet më të lakmuara nga shumica, Strefie po shijon çdo sekondë nga kjo periudhë pushimi.

Ajo ka postuar disa foto e video me bikini, ulur buzë pishinës ku dhe ekspozon format e saj fizike. E kishim mësuar me kohë se Era po i përkushtohej gjithnjë e më shumë palestrës dhe të tjera aktiviteteve sportive, e vetëm tani mund të shohim rezultatet. Duke theksuar vithet dhe trupin e tonifikuar, Strefie na ka kujtuar jo pak Kylie Jenner së fundmi. Fillimisht, ishte kjo pozë që na e sjell më pranë imazhin e Kylie-t….

 

Më pas, nuk mund të harrojmë se bikinit rozë të Erës janë ndër format e preferuara të kostumeve të plazhit kur vjen puna tek Jenner. Madje, këtë të fundit mund ta identifikojmë me këtë model bikini.

Duke nisur nga fotot e mëparshme, mund të themi se Strefie duke vërtetë shumë më ndryshe. Ju pëlqen Era me pamjen e re?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF