KreuCelebrity

E veshur me ngjyrën e dashurisë, Ami poston foton e parë pas lindjes!

Vetëm pak javë më parë, Ami soli në jetë vajzën e saj, Sian.

Ditë pas dite ajo ka postuar foto me bukuroshen e porsalindur, ku padyshim në qendër të vëmendjes ka qenë Sia dhe vetë ajo në plan të dytë. Mirëpo tani që Sia është rritur paksa, Ami ka vendosur që të rikuperojë kohën e humbur dhe t’i dedikojë pak kohë vetes.

Ajo ka postuar në Instagram disa foto nga një qendër estetike, e veshur me një fustan të kuq kombinuar me një palë atlete në të njëjtën ngjyrë dhe dukej në formën e saj më të mirë, vështirë për ta besuar se pak javë më parë ka sjellë në jetë një fëmijë.

Çifti i njohur u bënë prindër për herë të dytë më 12 mars. Lajmin e bukur për ardhjen e saj në jetë e dhe vetë Ermal Mamaqi nëpërmjet një fotoje postuar në Instagram, e cila vetëm brenda pak orësh u shndërrua në foton më të pëlqyer në Shqipëri në rrjetet sociale.

Ata kanë së bashku edhe një djalë, të quajtur Joel.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF