KreuCelebrity

Këngëtari kosovar më arrogant se kurrë, i drejtohet fansit: “Uroj të vdesësh…”

Një ditë më parë, këngëtari i famshëm kosovar, Alban Ramosaj, nxori në dritë projektin e tij të ri muzikor, nën titullin “Ike”. Vazhdimisht në Instagramin e tij, postonte foto dhe video në Instastory, në të cilat lajmëronte fansat se video më në fund do të lançohej.

Ai u ka kërkuar ndjekësve të tij ta dëgjojnë këngën, duke shtuar se mundi i tij për këtë projekt ka qënë tëpër i madh deri në momentin e realizimit. Kënga, klipi dhe çdo peripeci tjetër që duhet të kalosh për të mbyllur një projekt muzikor, i kanë marrë shumë energji.

Shumë njerëz, duke qënë se janë fansa të muzikës së tij, i kanë dhënë pëlqime dhe komente pozitive. Por fatkeqësisht, Youtube të jep mundësinë të shprehësh gjithashtu dhe të kundërtën. Një prej personave, me të drejtën e tij të plotë për lirinë e mendimit, ka shtypur butonin e mospëlqimit.

Reagimi i këngëtarit, bëri të mundur që të mos komentohet projekti i tij muzikor, por sjellja e tij dhe publikimi i tij totalisht i papërshtatshëm.

“Për atë mospëlqim: Uroj të vdesësh nga një thyerje zemre.”

Kushdo që është person me pozitë ose me famë, e di shumë mirë se nuk duhet të ketë një të tillë publikim në rrjetin e tij social. Cilido është i lirë të mendojë gjithçka, ama në momentin që ti e publikon, ndjekësit e tu marrin të drejtën e gjykimit. E ndërkohë që Albani donte gjykim për këngën, përfundoi duke u përfolur për këtë fjali fëminore.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF