KreuCelebrity

E tha dhe e përgënjeshtroi, Kastro një tjetër deklaratë: “Kam dashuruar dhe do vazhdoj ta bëj!”

Mbrëmja e dy ditëve më parë e gjeti Kastro Zizon në studion e Top Show Magazine. Duke folur mbi dashurinë, deklarata e artistit bëri bujë, pasi rrëfeu se nuk kishte dashuruar kurrë dhe se dashuria ishte për fukarenjtë. Madje, Zizo shkoi aq larg, saqë tha me bindje se njerëzit nuk do të dashuronin më pas pesëdhjetë vitesh.

Kjo shkaktoi jo pak bujë në portale, ashtu sikurse nuk ishin të paktë komentuesit që ndanin mendime krejt të kundërta me Kastron. Mirëpo, harruam që po flasim për djalin që ‘sajoi’ një fejesë të tretë, duke gënjyer kështu mediat, fansat, e mbi të gjitha, miqtë e tij kolegë. Vetëm disa orë pas deklaratës në Top Show Magazine, artisti ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale, ku bën i bën thirrje ndjekësve të mos besojnë gjithçka që lexojnë apo dëgjojnë në media. Megjithatë, ai nuk e ka mohuar atë çka ka thënë. Pse e bëri? “Se ashtu m’u tek, se i kam mundësitë për ta bërë”, ka qenë përgjigja e Kastros. “Kam dashuruar shumë në jetë dhe do vazhdoj ta bëj. Bëni dashuri dhe dashuroni”, kanë qenë frazat e fundit të Kastros në këtë shkrim, duke na kujtuar edhe diçka të fundit: “PS. Jam në kërkim të një super goce për ta martuar.”

Ka një arsye pse mbetet një ndër të paktë artistë të veçantë brenda kufijve. E ia vlen ta theksojmë: Kastro po që di të bëjë zhurmë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF