Mbrëmja e djeshme e gjeti Top Show Magazine me një temë interesante: sa herë biem në dashuri? Mes të ftuarve të panelit, i pranishëm ishte dhe Kastro Zizo, i cili njihet për natyrën e tij disi rebele dhe deklaratat e pazakonta. Duke qenë se Kastro gëzon dy fëmijë nga dy martesa të ndryshme, dukej si personazhi ideal për disa leksione romance.
Por, ndryshe nga se e prisnim, Zizo na befasoi fillimisht kur rrëfeu: “Nuk kam rënë kurrë në dashuri”. Pas kësaj fraze, vijoi shpjegimin se edhe momenti kur ka bërë fëmijët kanë qenë çaste impulsive. Artisti ka deklaruar më tej: “Kam përshtypjen se dashuria është e fukarenjve, jo në sensin material, por në sensin dashuror. Njerëzit që dashurohen nuk dua t’i quaj injorantë, por njeriu nuk duhet të dashurojë më. Dhe të jeni të sigurt që për 50 vjet dashuria nuk do të ekzitojë më!”
Kështu, Kastro ka zbuluar një herë e mirë qendrimet e tij lidhur me këtë temë, edhe pse në po të njejtin program, citoi: “Jam në kërkim (të një gruaje)”. Siç e kemi thënë, Kastro mbetet Kastro!