Gigi festoi para pak ditësh 23-vjetorin dhe festa e organizuar në New York me të ftuar VIP u komentua jo pak. Supermodelja njihet për stilin e veçantë, si dhe për dashurinë për veshjet në tërësi. Në përpjekje për të bashkëpunuar me sa më shumë emra të njohur, Hadid vijon të jetë në radhën e të preferuarave.
https://www.instagram.com/p/Bh91V0vAa5A/
Aktiviteti i Gigi-t në rrjetet sociale është tepër i shpeshtë, e nuk mund të themi se shohim pak foto e video nga modelja. Këtë herë, Hadid ka publikuar foton e një këngëtareje shqiptare, për një arsye të veçantë. Bëhet fjalë për Dua Lipën, e cila është zgjedhur nga Gigi jo më kot. Në imazhin e postuar, Dua shihet duke mbajtur në qafë një varëse me gurë diamanti, krijim që vjen si bashkëpunim i Hadid me Messika Jewelry.
Një gjest i tillë nga ana e Lipës e ka tërhequr Gigi-n pa masë, duke e bindur kështu këtë të fundit se yje si Dua apo Scarlett Johanson janë idealet për një reklamë ekstra në rrjetet sociale. Epo, Dua e gjen mënyrën për të na surprizuar!