KreuCelebrity

Dhe rezultati është ky…ja si duket një shishe parfumi me format e Kim Kardashian!

Fotot nudo të postuara nga Kim Kardashian, kësaj here kishin një kuptim! Ajo na lajmëroi se shumë shpejt do të njerrë në treg një aromë të re parfumi, shishja e të cilit do të ishte trupi i saj në miniaturë.

Ndoshta nuk e kishim menduar që “shumë shpejt” do të ishte kaq shpejt. Dhe…Kim sapo na tregoi se parfumi i saj tashmë është gati! Ylli i serialit “Keeping Up With Kardashian” ka publikuar në rrjetet sociale foto nga parfumi i saj dhe me të vërtetë , tani ju do të keni mundësi të mbani në duar trupin e Kim Kardashian, ndonëse në përmasa shumë të vogla.

“Atëherë, djema unë po ju tregoj shishen time të parfumit”, u shpreh ajo në videon e postuar në Snapchat. Një zgjedhje e tillë është cilësuar nga shumë ndjekës të saj në rrjetet sociale, si një gjest shumë narcist, sipas të cilëve trupi i saj është si i të gjithë vajzave të tjera dhe nuk është aspak e nevojshme që ta ngrejë në piedestal kaq shumë. E ndërsa ka pasur dhe të tjerë të cilët, herët ose vonë e prisnin diçka të tillë: fundja ishte trupi i saj, më saktë të pasmet që e bënë atë të famshme…

Kim Kardashian e ka provuar se çdo gjë që ajo bën, është e suksesshme, kështu që nuk kemi dyshime që do të ndodhë e njëjta gjë dhe me parfumin e ri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF