Kanye West duket se po i humbet të gjithë miqtë kolegë me statusin e fundit në Twitter. Në mbështetje të plotë të Donald Trump, West e ka quajtur Presidentin ‘vëlla’ dhe ka theksuar se i do të gjithë, pavarësisht se nuk përputhet totalisht me çdo gjë që këta njerëz bëjnë. Një deklaratë e tillë ka nervozuar jo pak John Legend, i cili i ka dërguar një mesazh Kanye-t.
Duke theksuar se si Trump doli dhe vazhdon të jetë kundër njerëzve me ngjyrë, Legend i ka bërë thirrje kolegut të mendohet dhe një herë për statusin, për hir të fansave të tij. “Fansat e tu janë tepër besnikë. Shumë njerëz që të duan ndihen tanimë të tradhëtuar, për shkak se e dinë fare mirë se çfarë shkaktojnë taktikat e Trump, sidomos ndaj njerëzve me ngjyrë. Mos lejo që kjo të jetë pjesë e përfaqësimit tënd. Je artisti më i mirë i gjeneratës tonë”, ka përfunduar John, ndërsa Kanye, edhe pse e ka falenderuar, i është përgjigjur se të përmendurit e fansave është një taktikë frike që Legend ka përdorur për të manipuluar mendimin e tij të lirë.
Kanye e ka publikuar bisedën në Twitter, ndërsa ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Legend. Surprizon West herë pas here!