Beyonce sjell gjithmonë tendencat e fundit të kombinimeve. E nëse figura si Kim Kardashian janë lehtësisht të kopjueshme edhe nga masa më e madhe e njerëzve, Bey vendos vulën personale në çdo kombinim që sjell. Me pak fjalë, vështirë ta kopjosh këngëtaren…
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të tjerë personazhe publike të mos inspirohen nga Beyonce. Nuk po flasim vetëm për të huajt, por edhe për vajzat më me stil vendase. Një ndër to është edhe Erisa Kacupi, të cilën e kemi parë të eksperimentojë me paraqitjen. E apasionuar pas firmave të shtrenjta dhe veshjeve në tërësi, Kacupi është paraqitur së fundmi me kombinimin: pantallona të shkrutra dhe rrip i gjatë që varet deri në afërsi të këmbëve.
Një zgjedhje të tillë na e tregoi Bey pak muaj më parë, e cila u përfol nga të gjitha portalet e huaja për stilin unik që dhuroi pikërisht me një paraqitje të kësaj natyre. Në dallim nga Beyonce, Erisa ka zgjedhur një palë atlete të bardha Gucci, si dhe rrip të verdhë Off White. Ç’mendim keni për një zgjedhje të tillë? Do e bënit tuajën këtë verë?