KreuCelebrity

Mbi dashurinë, Ronela Hajati zbulon nëse ka ose jo dikë në jetën e saj private!

Ronela Hajati është përfolur shpesh për jetën e saj private, edhe pse është përpjekur gjithmonë të tregohet e rezervuar. Mes thashethemeve për një lidhje të mundshme me Young Zerka-n, Ronela nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare. Por, a ka dikë të veçantë këngëtarja në jetën e saj?

Pëegjigjen Ronela e ka dhënë tek Rudina Magjistari pasditen e sotme, ku ka folur fillimisht mbi statusin e saj në këtë periudhë të fundit. “Jam mirë dhe s’para e kam thënë këtë gjë. E mira s’ka kufi, por jam e qetë, nuk kam 100 halle dhe probleme dhe jam fokusuar në punë”, ka thënë Hajati, duke lënë të nënkuptohet se ekziston dikush që e plotëson në fushën e romancës. Ose të paktën, kështu mendohet pas një përgjigje të tillë për pyetjen: ‘A je e dashuruar?’

Pas kësaj, Ronela rrëfeu se do të gjejë momentin e duhur për t’i bërë gjërat publike, pasi dëshiron të realizojë një dasëm të madhe. “Jam shumë pro dasmës së madhe”, ka sqaruar Hajati, duke shtuar se arsyeja pse tregohet kaq e rezervuar vjen si pasojë e lajmeve që nuk fokusohen sa duhet në atë çka ajo investohet më shumë, siç është edhe karriera muzikore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF