KreuCelebrity

Papijon dhe fustan? Blake Lively guxon pa u menduar dy herë!

Blake Lively është një ndër emrat e shtuar në listën e të famshmeve, të cilat nuk dëshirojnë ndihmën e profesionistëve apo stilistëve për paraqitjen (sidomos) në përditshmëri. Ato i besojnë intuitës dhe shijes personale, duke na dhuruar kështu kombinime nga më të shumëllojshmet. Lively mban vendin e parë ndër aktoret që sjell gjithmonë një paraqitje krejt ekstreme, duke ruajtur elegancën dhe tendencën e modës së fundit njëkohësisht.

Mbrëmjen e shkuar, 30-vjeçarja u bë pjesë e Lionsgate Presentation në CinemaCon në Las Vegas, ndërsa u pa me kombinimin më të lezetshëm që mund të imagjinohet. Një papijon shumëngjyrësh dhe një fustan-xhaketë i shkurtër, ngjitur pas trupit, kanë mjaftuar që Lively të sjellë në qendër të vëmendjes një look që nuk mund të themi se e shohim përditë. Me takat e kombinuara me nuancat e papijonit dhe këmisha e bardhë ndryshonin pamjen e zakonshme të aktores, e cila edhe këtë herë kishte preferuar flokët gjysmë të kapura me onde të mëdha të lëshuara para.

Nuk kanë munguar takimet me mikesha si Anna Kendrick, Amber Tamblyn, Alexis Biedel etj, të cilat nuk e kanë lënë të vetmë për asnjë çast Lively-n. Ç’mendim keni për një kombinim të tillë? Do të guxonit apo ju duket tepër ekstrem për shijet tuaja?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF