KreuCelebrity

Foto për të cilën u pendua, Xhemi shfaqet krah një mashkulli misterioz…?!

Përpos daljeve çdo të diel në ekran, nuk mund të themi se po shohim shumë nga Xhemi, për sa i përket jetës private. Si gjithnjë e rezervuar, si përherë e distancuar nga rrjetet sociale, nuk po dëgjojmë shumë nga moderatorja këto kohët e fundit. Një zgjedhje personale, për të cilën ndoshta publiku e do dhe intirgohet edhe më tepër.

Fotot e saj në Instagram janë të pakta, por një nga postimet e fundit ka bërë goxha përshtypje. Një imazh i publikuar në Instastory tregon një vajzë bjonde krah një djali, edhe pse fytyrat e të dyve nuk mund të shihen aspak. Vajza mban veshur një bluzë të bardhë me mbishkrim: “Më duhet më shumë hapësirë”, ndërsa partneri ka zgjedhur po të njejtën ngjyrë, ku shihet e shkruar: “NASA”. Të jetë vallë kjo foto e vetë Xhemit? Apo moderatores i ka pëlqyer një kombinim i tillë, që mbi të gjitha shpërfaq dhe humor…? Nëse është Xhemi, me siguri djali në krah është bashkëshorti, e pse jo, çifti mund të ketë sjellë një version ‘matchy-matchy’, që vështirë të të mos impresionojë.

Megjithatë, Xhemi nuk ka pritur gjatë dhe e ka fshirë foton pak orë pas postimit. Arsyeja? Nuk e dimë ende, por me siguri Shehu e ka lënë imazhin mjaftueshëm publik, aq sa për të përcjellë mesazhin e frazave të dizenjuara mbi bluza. Shumë misterioze, Xhemi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF