KreuCelebrity

Blerja e fundit marramendëse e Luanës, që shumëkush do ta dëshironte për veten!

Luana Vjollca nuk i është rikthyer ende ekranit, që pas përfundimit të ‘Shiko Kush Luan’. Megjithatë, moderatorja ka premtuar projekte të reja, si në televizion, ashtu dhe në muzikë. E shohim teksa poston foto nga më të ndryshmet, ku gjithmonë shfaqet provokuese dhe tërheq vëmendjen e plotë të ndjekësve në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/BhjhveNH1MQ/?hl=en&taken-by=luanavjollca

Këtë herë, imazhi i fundit i Luanës nuk ka bërë që sytë të përqendrohen vetëm tek ajo. E veshur me një kanatjere dhe minifund të zi, moderatorja ka ekspozuar edhe blerjen e saj më të re. Një fuoristradë Mercedes Benz G Class, që arrin shifrën mbi 100,000 dollarë duket në sfondin e fotos. Ky investim i guximshëm i Luanës me siguri vjen për shkak të dashurisë së Vjollcës për automjetet e shtrenjta. Fansat e kanë uruar për makinën e re, ndërsa Luana është mjaftuar me një fjalë për ta përshkruar foton në tërësi: “Bisha”.

https://www.instagram.com/p/BiFMw4QHjPR/?hl=en&taken-by=luanavjollca

Nuk është hera e parë që Luana ekspozon automjete marramendëse në profilin e saj, duke e përplotësuar edhe më shumë figurën seksi që ka sjellë prej kohësh. Ëndrra e shumicës kjo blerje e Luanës, apo jo?

https://www.instagram.com/p/BgrS9dRncBd/?hl=en&taken-by=luanavjollca

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF