KreuCelebrity

Soni me lot në sy, çfarë e bëri këngëtaren të përlotet ‘live’ në skenë?!

E premtja në mbrëmje na gjen nën shoqërinë e Dancing With The Stars, format që u rikthye pas disa vitesh me konkurrentët më të mirë të edicioneve të kaluara. Debatet, emocionet, surprizat nuk i janë ndarë spektaklit gjatë këtij sezoni, duke bërë kështu që të shohim më tepër se sa thjesht kërcim. Ditën e djeshme, Soni Malaj është përlotur ‘live’ në skenë, për një arsye tejet personale…

A post shared by SONI MALAJ ? (@soni_malaj)

Ishte e premtja e valleve shqiptare dhe atmosfera në skenë është ndezur si kurrë më parë. Sepse, siç të gjithë e dimë, vështirë t’i rezistosh kërcimeve tradicionale vendase. Gjatë klipit prezantues të Sonit, këngëtarja është shfaqur duke kërcyer vallen e Tropojes në një nga edicionet e kaluara. Imazhe të tilla i kanë sjellë Malaj lot në sy, pasi ky rikthim në kohë nuk ka qenë fort i favorshëm për të. “Në spektaklin e kaluar, kërceva vallen e Tropojës vetëm për babin, por pas dy ditësh ai ndërroi jetë”, ka thënë e emocionuar Soni, edhe pse një moment të tillë e ka kaluar shpejt, teksa është bërë gati për numrin performues.

https://www.instagram.com/p/BiFfLf2n0K1/?hl=en&taken-by=dwtsalbania

Këngëtarja është aktualisht një ndër konkurrentet më të përfolura të formatit, ashtu sikurse dashuria e saj për kërcimin e ka shtyrë që të ndërmarrë koreografi të vështira, së bashku me partnerin skenik, Dionin. Një mbrëmje e mbushur vërtet plot emocione!

https://www.instagram.com/p/BiCbmi7Huhs/?hl=en&taken-by=dwtsalbania

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF