KreuCelebrity

Dedikimi special i Rudina Dembacaj për bashkëshortin, në një ditë të shënuar për çiftin!

Rudina Dembacaj është treguar gjithmonë e hapur mbi jetën e saj private. Që nga njohja me Aleksin, e deri tek vogëlushja Viktoria, Dembacaj nuk ka patur frikë të rrëfejë detaje mbi familjen. Dhe nga intervistat e ndryshme, e kemi parë lidhjen e ngushtë që ekziston mes aktores dhe bashkëshortit të saj.

Ka deklaruar shpesh se romanca mes tyre ka nisur thjesht si një ‘one night stand’, gjë që shumë shpejt do të shndërrohej jo vetëm në një marrëdhënie të mirëfilltë prej të dashuruarish, por edhe në një martesë, nga e cila erdhi në jetë edhe Viktoria. Sot, çifti gëzon një datë të shënuar, siç është edhe ditëlindja e Aleksit. Për një event të tillë, Rudina nuk mund të mos i dedikonte disa fjalë plot ndjenjë e përkëdheli  të shoqit, ndërsa urimin e ka shoqëruar me një foto të të dyve. “Edhe 100 dashuria ime, tullaci im, jeta ime, shoku im i ngushte! Të dua”, ka shkruar Dembacaj, duke i shtuar kështu veçantinë një feste siç familja e saj gëzon sot.

Rudina duket se po shijon eksperiencën prej moderatoreje në ekran, ashtu sikurse herë pas here angazhohet edhe në teatër. E siç thotë dhe vetë ajo, është një mama shumë e lumtur, rrethuar nga ngrohtësia familjare. Dhe këtë lumturi, nuk ka frikë ta fshehë për asnjë sekond…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF