KreuCelebrity

Ledioni e thotë troç: “Gjokat nuk i doja në jurinë e ‘Voice Kids’…!”

Edicioni i dytë i ‘Voice Kids’ bëri edhe më shumë bujë se sa i pari, ndoshta për vetë faktin se tashmë ishim mësuar të shihnim konkurrentët e vegjël në skenë. Kështu, publikut i mbetej vetëm të priste performancat e njëpasnjëshme dhe ta shijonte si duhej spektaklin. E premtja që shkoi solli dhe finalen e formatit për këtë vit, ndërsa aplikimet për edicionin e tretë janë zyrtarisht të hapura (po, që tani!). Mbrëmja e djeshme mblodhi në një studio të vetme pjesën më të rëndësishme të stafit organizativ të ‘Voice Kids’, për të sjellë ndryshe atë që u quajt ‘Epilog’ të spektaklit.

U rrëfyen shumë nga prapaskenat, momentet më të bukura, më gazmore, por edhe më të vështira. Ledioni ka folur pa dorashka, duke treguar rrugëtimin që nga nisja, e deri në përfundim. Ndoshta, disi e papritur, por Liço ka bërë një deklaratë që nuk mund të të linte indiferent. Një nga fazat nëpër të cilat ka kaluar produksioni ka qenë padyshim edhe zgjedhja e jurisë.

“Aleksandri dhe Renisi nuk kanë qenë zgjedhja jonë e parë. Propozimin për ta e bëri Alban Male dhe sapo ma propozoi, unë thashë menjëherë ‘Jo’!”, ka rrëefyer Ledioni, duke mos e lënë zgjedhjen e tij të parë pa një shpjegim. “Sandër Gjoka nuk ka bërë asnjëherë televizion, kështu që ishte e kuptueshme. Në këtë pozicion duhet të ishte një njeri që di të bëjë televizion. Renisi ishte më afër, por gjithsesi jashtë këtij raporti”, ka vijuar me shpjegimin, Liço.

Male ka rrëfyer se takimi me Renisin nuk ishte vonuar aspak, ndërsa gjatë bisedimeve kishin kuptuar se Sandri dhe Renisi ishin një nga pikat më të forta të formatit. Sa mirë që Ledioni ka ndërruar mendje!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF