Ledri Vulën e preism gjithmonë për koncerte në kryeqytet, por këtë herë qëllimi i tij është diku gjetkë. Reperi do të jetë i ftuari special në një nga formatet më të famshme në Shqipëri. Bëhet fjalë për ‘Masterchef Junior’, ku protagonistë janë vetë fëmijët.
Në garë për të qenë shefa të ardhshëm të kuzhinës, Ledri do të ketë një rol tejet ndikues në puntatën e kësaj të marte. Fëmijëve do t’u vendoset para një kuti misterioze, brenda së cilës gjenden produkte që i ka zgjedhur vetë Vula. Në bazë të këtyre produkteve, konkurrentët e vegjël do të duhet të sjellin një pjatë speciale. Një nga momentet më kyçe dhe interesante për t’u parë është dhe marrëdhënia e Ledrit me Xheraldinën, mamanë e tij.
Vallë t’i nxjerrë ndonjë sekret Xheraldina të birit lidhur me kuzhinën? Apo reperi është një talent i lindur kur vjen puna tek gatimi? Gjithçka mbetet për t’u zbuluar në pak ditë!



















