Aktiviteti i saj në SHBA vazhdon të mbetet i njëjtë, e para pak kohësh kujtojmë që Elvana solli klipin e ri, projekt në bashkëpunim me Ty Dolla Sign. Që pas asaj kohe, këngëtaren e kemi parë më shpesh pranë kryeqytetit në veçanti, ndërsa jemi gjithmonë në pritje të të rejave më të fundit. Këtë herë, Elvana ka publikuar datat e turit që pritet të nisë së shpejti, e mesa kuptohet, ky është vetëm fillimi.
‘Pjesa e parë’, shkruhet mbi datat dhe vendet e përcaktuara në listë, që momentalisht janë vetëm katër. Gjata do t’i dedikohet fillimisht Ballkanit, për t’u bërë pjesë e atmosferës së krijuar në Tiranë, Prishtinë dhe Athinë. Më 5 maj, këngëtarja do të performojë në Avalon Club, ndërsa 12 maji do ta gjejë në Color Day Festival në Tiranë. Në Prishtinë do të mbajë një koncert ‘live’ të quajtur This Is Me, emërtim i njejtë me atë të turit, e më pas, më 30 qershor, Athina do ta presë Gjatën (si në Tiranë) në Color Day Festival.
Nuk dihet nëse Elvana do ta përmbyllë sezonin veror me pak koncerte, por le të themi se kjo është një nisje e mbarë për turin ndërkombëtar. Tashmë, mbetet vetëm ta presim në kryeqytet!



















