Kastro Zizo u bë lajm në shumë portale ditët e fundit, për shkak të deklaratave mbi dashurinë në Top Show Magazine. Një tjetër lojë e Kastros, që për intervistën më të fundit për Panorama Plus ka thënë se çfarë kishte deklaruar ishte thjesht një shaka. “Vetë unë jam një nga injorantët më të mëdhenj të kësaj bote, kur vjen puna tek dashuria”, ka thënë edhe më tej, Kastro.
Por, një nga temat që u prek disa javë më herët ishte dhe ajo e bisedës private mes artistit dhe ish-bashkëshortes së tij, Erleta Hotit. Kjo e fundit e akuzonte se Kastro nuk kujdesej sa duhet për të Nian, vajzën që kanë së bashku. Pyetur nga Panorama Plus se pse është pikërisht Erleta kryeneçja që nuk zbutet në lidhje me Zizon, këngëtari e ka patur një përgjigje të shkurtër dhe të prerë. “Ajo të bëjë ç’të dojë! Zoti e ruajtë!”, ka deklaruar Kastro, duke mos dhënë asnjë shpjegim të mëtejshëm.
Sa për femrën ideale që do t’i përshtatej më shumë, Zizo ka deklaruar se ajo duhet ta dojë më pak nga ç’e do ai dhe duhet të ketë të pasme të bukura. Si gjithmonë, pa dorashka Kastro!



















