KreuCelebrity

Ja cilën nga këngët e saj Ronela Hajati nuk pëlqen ta këndojë më në koncerte!

Shpesh kur i pyesin këngëtarët se cila është kënga e tyre e preferuar ose që nuk pëlqejnë aspak në repertorin e tyre, pothuajse marrim të njëjtën përgjigje: nuk veçojnë asnjërën. Madje ka pasur edhe nga ata që i kanë krahasuar me mënyrën se këngëtarët i shohin këngë e tyre si i sheh një nënë fëmijët e tyre, me shumë dashuri dhe e kanë të pamundur të thonë se kë duam në shumë ose më pak.

Mirëpo Ronela Hajati e ka një përgjigje për këtë. E njohur për natyrën e saj shumë të sinqertë në çdo intervistë, duke thënë gjithmonë atë që mendon dhe jo atë që duhet të thotë, pyetjes se cilën nga këngët e saj nuk i pëlqen, këngëtarja u përgjigj: Malagata. “Malagata” është publikuar disa vite më parë dhe është shoqëruar edhe më një klip interesant bardhë e zi, por tani më nuk është ndër të preferuarat e saj.

Ronela sapo ka publikuar këngën e saj më të fundit “Maje mend”, shoqëruar me një klip të realizuar në mënyrë shumë profesionste, si ato të këngëtareve të huaja. Madje klipi i saj është shumë i ngjashëm me atë të këngëtares me famë botërore, Jennifer Lopez, “El Anillo”, megjithatë duhet theksuar që nuk është një kopje, pasi klipi i saj është publikuar më herët e klipi i JLO.

“Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF