KreuCelebrity

Kim Kardashian tregon për herë të parë si e përjetoi Khloe tradhtinë!

Ishte një nga lajmet më të bujshme!

Vetëm pak ditë para se Khloe Kardashian të sillte në jetë fëmijën e saj të parë, zbuloi se bashkëshorti i saj, Tristian Thompson e kishte tradhëtuar dhe jo me një, por me dy vajza të tjera. Të gjithëve na erdhi keq nga ky lajm dhe nisëm ta urrenim Tristian për këtë që i bëri Khloes, duke ia shkatërruar një moment kaq të bukur siç është sjellja në jetë e një fëmije, megjithatë mesa duket ylli i “Keeping Up With Kardashian” e fali.

E ftuar në studion e Ellen DeGeneres, Kim Kardashian ka reaguar për herë të parë për këtë tradhti që e mori vesh e gjithë bota. Ajo është shprehur se Khloe po bën më të mirën e mundshme që ta bëjë këtë marrëdhënie të funskionojë, pasi është një femër shumë e fortë.

“Ajo është duke bërë më të mirën. Ju e dini që ajo është një femër e fortë. Por, kjo vërtet është një situatë e vështirë që na ka prekur të gjithëve”, u shpreh ajo. Por nuk kanë munguar edhe ngacmimet nga ana e Ellen e cila tha: Mendoj se të gjithë jeni zemërthyer për të. Vetëm disa ditë përpara se të lindte, Khloe pa të shoqin në një video duke e tradhtuar me dy femra të tjera. Është kaq e papritur…”.

Khloe Kardashian ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë pak ditë më parë, e ndërsa ka zgjedhur që këtë tradhti ta hedh mbrapa krahëve. Tristian është fotografuar shumë i buzëqeshur teksa ka dalë nga materniteti ku ishte shtruar Khole.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF