Ka nisur karrierën e saj që në moshë të vogël, për këtë arsye mund të kemi menduar se është shumë e madhe në moshë, por nuk është aspak e vërtetë.
Mariza Ikonomin e identifikojmë me atë vajzën e vogël që ka bashkëpunuar me këngëtarin Françesk Radin, por sot është rritur në moshë, profesionalisht, është një këngëtare e cila numëron shumë këngë në repertorin e saj, është prezantuese me një emision të sajin në TV SCAN e ndërsa së fundmi është bërë pjesë e garës së kërcimit në Vizion Plus, “Dancing With The Stars”.
Ajo ka qenë e ftuar sot në emisionin “Thumb”, ku mes të gjitha ka treguar edhe simpatinë e madhe që ka për moderatorin Isli Islami. Ajo ka treguar se e ka shumë qejf atë si djalë, madje madje i ka bërë edhe një propozim “live” Islit.
“Isli a do të martohesh me mua? Ja ku është dhe unaza”, është shprehur ajo.
Nuk e dimë nëse Isli e ka dëgjuar këtë propozim të Marizës? Nëse po, shpresojmë që të ketë një reagim, por reagim pozitiv ama.
Nuk është hera e parë, kështu që Isli duhet t’i kthesh një përgjigje vajzës…



















