KreuCelebrity

U ndanë, por duket se do ribashkohen shumë shpejt! Paskemi të reja në Gigi dhe Zayn!

Mesa duket edhe raporti i Gigi Hadid dhe Zayn Malik do të ndjek të njëjtën rrugë si marrëdhënia e Justin Bieber me Selena Gomez.

“U ndanë, u ribashkuan”, këto janë lajmet që po lexojmë së fundi për këto personazhe. Megjithatë, duket se ka të reja nga dyshja Gigi- Zayn. Pasi kaluan natën bashkë në shtëpinë e modeles, Zayn është parë sërish në të njëjtin hotel ku bukuroshja po qëndron dhe burime pranë çiftit shprehen se ka shanse për një ribashkim të mundshëm.

Megjithatë si në raportin Selena- Justin, edhe tek Gigi- Zayn, një familjarë i tyre është kundërt. Në rastin e fundit, është Bella, motra e vogël e 23-vjeçares, e cila është shprehur kundër këtij rikthimi, pasi sipas saj, këngëtari 25-vjeçar e ka bërë atë të vuajë shumë dhe nuk e meriton që ta ketë sërish në krahë.

Arsyet e ndarjes së tyre nuk janë bërë ende të ditura, megjithëse është përfolur shumë se shkak ka qenë largësia. Lajmin për ndarjen e tyre, e dha vetë Zayn nëpërmjet një deklarate për shtyp, duket theksuar se do të vijonin të mbështesnin njëri-tjetrin. Ato janë ende miq në rrjetet sociale, madje herë pas herë edhe pëlqejnë fotot që publikojnë.

Gigi ka festuar pak ditë më parë 23-vjetorin, ndoshta ky takim i tyre e ka një arsye…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF