KreuCelebrity

Me një video duke u puthur në club, moderatori shqiptar na prezanton të dashurën

Me spontanitetin, kunjat dhe ironinë e tij me të ftuarit, Kelvi Kadilli ia ka dalë të fitojë simpatinë e publikut, tek disa jo dhe aq shumë, megjithatë ai është një ndër moderatorët e rinj për premton shumë në të ardhmen.

Kohët e fundit është përfolur shumë që është në një lidhje me kolegen tij, Dojna Mema dhe ky thashethem është nxitur edhe nga ata, të cilët herë pas herë postonin foto dhe video bashkë ku shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit. Megjithatë, në videon e postuar nga ai në rrjetet sociale, mësuam dy lajme.

Një: Kelvi nuk është i lidhur me Dojnën. Dhe lajmi i dyti ishte që zbuluam se kush ishte vajza fatlume. Kelvi shfaqet duke e puthur në buzë bjonden bukuroshe, e cila nuk është një personazh i njohur për publikun dhe bashkangjitur video ai shkruan: Ja pra.

Kelvi Kadili nisi karrierën e tij si moderator në In Tv dhe më pas u zhvendos në ekranin e Top Channel ku drejton së bashku me Dojnën emisionin “Pop Culture”. Ai herë pas here është bërë pjesë e debateve publike me personazhe VIP si me Ermal Mamaqin për pyetjen e fmashme “A e bën çiçin në dush”, por edhe me moderatoren Gerta Heta, për të cilën kërkoi faljë më vonë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF