Është në qendër të vëmendjes së mediave, prej shumë vitesh dhe duket se do të vijotë të jetë edhe për shumë kohë. Kylie Jenner është bërë nënë para disa muajsh me një vajzë të cilën e quajnë Stormi. Pas shumë e shumë dyshimeve nëse ishte apo jo shtatzënë, Kylie na e konfirmoi lajmin pas 9 muajsh nëpërmjet një fotoje postuar në Instagram të doçkës së vogël, mbi të cilën na tregonte dhe arsyet se përsë zgjodhi që të mos na e konfirmonte kurrë lajmin.
Menjëherë pas kësaj, format e saj trupore perfekte nuk ka kaluan pa vjedhur vëmendjen e mediave, më pas ishte unaza, e tëra me diamant që mbante në gisht, ndonëse ajo nuk ka bërë dasmë, e ndërsa së fundmi është torta që i ka bërë të dashurit të saj për ditëlindje ku sigurisht epiqendra është pikërisht ajo. Trevis Scott ka pasur ditëlindjen dhe si një grua shumë e përkushtuar, Kylie është kujdesur që tortën ta zgjidhje ajo vetë, e cila mbart kuptim për familjen e tyre, por edhe mënyra si kanë zgjedhur të festojnë ka qenë e pazakontë.
6 Flags for Trav’s Birthday! Happy Birthday Travis ?
Bukuroshja 20-vjeçare ka rezervuar parkun më të madh të lojërave në Kaliforni, “Six Flags Magic Mountain” dhe me të njëjtën tematikë ka qenë edhe torta; tre kukulla si Kylie, Travis dhe vajza e tyre Stormi duke u argëtuar në parkun e lojërave.
Prisnim që për ditëlindje, Travis të merrte një makinë të shtrenjtë, ndonjë shtëpi luksoze, por Kylie na suprizoi kësaj here. Stormi paksa ndikur shumë tek dy prindërit e rinj!



















