KreuCelebrity

Monika, fjalë prekëse për të birin: “Edhe kur të jesh gjysh, do të të ndjek nga lart me merakun e nënës!”

Kryemadhi është shfaqur gjithmonë si një personazh tejet e përkushtuar ndaj familjes, e me lëvizjet e fundit në fushën politike, kemi patur edhe më shumë mundësi ta njohim më nga afër portretin e familjes Meta. E kujdesshme ndaj detajeve, e sotmja është një ditë e veçantë për Monikën dhe Besarin në veçanti. I vetmi djal i familjes feston 18-vjetorin, e Kryemadhi i ka dedikuar disa fjalë plot emocion.

“…si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua, edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës”, kanë qenë këto vetëm disa nga fjalët prekëse të Monikës, urimi i së cilës nuk mbaron me kaq. Ajo ka vijuar edhe më tej: “Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë e as me para, por me dije dhe dashurinë që do ju falësh njerëzve. Prandaj “i bukri dhehut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria shpirtërore të jetë dominante tek ty”.

Shoqëruar me një video-montazh kushtuar Besarit, dedikimi i Monikës duket se ia ka zbukuruar djalit të familjes Meta edhe më shumë këtë ditë speciale. Fjalë tipike prej nëne, apo jo?

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF