Era Istrefi po shijon më së miri ditët në Dubai. Jo vetëm pushime, por edhe e angazhuar në koncerte, Strefie nuk mund ta kalonte më mirë këtë nisje vere. Duke mos qendruar e vetme, Nora ka qenë një nga shoqërueset e saj në këtë udhëtim.
https://www.instagram.com/p/BiExmT2Dsnu/
Përpos performancave për dy netë rresht, Strefie ka realizuar dhe një set fotografik. Këngëtarja shihet e veshur me një këmishë të gjatë dhe çizme, por çfarë tërheq vëmendjen është dizenjo e veshjes në tërësi: mbuluar me printime parash. Dhe, njësoj si në dukje të jashtme, edhe vlera e kësaj paraqitje arrin shifra marramendëse. Po flasim për një kombinim kokë e këmbë Balenciaga, ku këmisha kushton 995 euro, ndërsa çizmet, 1095 euro.
Me pak fjalë, rreth dy mijë euro ka shpenuzar Strefie për një set të vetëm fotografik. Motrat Istrefi njihen për blerjet e tyre luksoze, e kjo e fundit ka lënë jo pak vend për komente. Ju pëlqen ky kombinim?



















