KreuCelebrity

Një shtatzëni e dytë?! Rudina tregon të vërtetën!

Ditëlindja e bashkëshortit të saj ditën e djeshme, solli dhe një aludim së bashku me lajmin mbi dedikimin e aktores në rrjetet sociale. Një foto e postuar nga vetë ajo, ku shihej figura e një burri me një djalosh të vogël në krah, ngriti dyshimet se Rudina mund të jetë në pritje të ëmbël. Jo vetëm kaq, por u dyshua se mund të bëhej fjalë për vëllain e ardhshëm të Viktorias.

Por, si qendron e vërteta. E kontaktuar nga Revista Class, Dembacaj ka mohuar të tilla zëra. “Jo, nuk ka asnjë gjë të vërtetë në këtë histori. Është e gjitha një shaka për ditëlindjen e bashkëshortit tim. Unë nuk di të bëj torta normale, prandaj zgjodha atë mesazh si një urim për të ardhmen”, ka thënë ajo, duke shtuar me humor: “Mos u bëni merak. Kur të vendos që të bëj një fëmijë tjetër, do t’ju informoj të gjithve sapo të filloj punimet.”

Aludimet mbi shtatzënitë e personazheve sa vijnë e bëhen më të shpeshta, e kjo kryesisht prej faktit se aktiviteti në rrjetet sociale është gjithnjë e më në rritje. Të paktën, Rudina do të na lajmërojë paraprakisht!

https://www.instagram.com/p/Bh1gz4agH6Y/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF