Ndonëse moti duket pak i vrenjtur, këtë fundjavë ka qenë realitivisht shumë nxehtë. Shumica e qytetarëve janë nisur drejt vendeve bregdetare, disa thjesht për të drekuar dhe shijuar pamjen relaksuese, e ndërsa disa të tjerë për të marrë disa rreze.
Nuk e dimë se cilën prej tyre ka zgjedhur Blendi Fevziu, megjithatë destinacioni i tij këtë të diel, si dhe unë shumë të tjerëve, ka qenë bregdeti. Moderatori e ka kaluar këtë ditë në shoqërinë e famljes së tij, larg punës, apo zhurmave të qytetit. Nga ky udhëtim në një destinacion të afërt, jo si udhëtimet e tjera që moderatori bënë shpesh, ai ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale një foto shumë të bukur.
Ai mban në duar vajzën e vogël e cila ka mbërthyer me krahët krahët e saj…një foto që rrezaton shumë dashuri.
Blendi është baba i dy vajzave, Mishel dhe Alis. Në intervistat që ai ka dhënë më herët ka treguar se raporti me vajzën e vogël është më i ngushtë, krahasuar me marrëdhënien që ka pasur me Mishel dhe kjo foto na e tregoi më së miri.
Pa dyshim meriton çmimin, fotoja më e bukur e së dielës.



















