KreuCelebrity

Ia kishit parë unazën me diamant? Kylie Jenner qenka martuar, por ne nuk e paskemi ditur

Ndonëse prej disa muajsh është në një lidhje me reperin Travis Scoot dhe është nënë e një vajze të vogël, vetëm disa muajshe, Kylie Jenner nuk ka bërë një dasmë. Të gjithë do ishim shumë kureshtarë ta shihnim yllin e “Keeping Up With Kardashian” me fustan të bardhë dhe nisur nga fakti që është një ndër 20 vjeçaret më të pasura në botë, nuk mund ta imagjinonim se si do të ishte dasma e saj, të ftuarit etj etj.

Ndoshta një dasmë të madhe nuk ka pasur, por ditëve të fundit Kylie Jenner është fotografuar duket mbajtur një unazë me diamant në gisht. E veshur sport, Kylie kishte dalë shëtitje me miken e saj të ngushtë, dhe kësaj radhe nuk tërhoqën vëmendje format e saj trupore, që nuk duken aspak si të një nëne që para pak muajsh ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, por unaza me diamant që mbante në gisht?

Me siguri ajo duhet të ketë bërë ceremoninë zyrtare, pasi Stormi është regjistruar në gjendje civile pa dyshim dhe pa dyshim prindërit duhet të jenë të martuar apo jo?. Kylie i është rikthyer tashmë biznesit të saj dhe së fundmi ka nxjerrë në treg ngjyra të reja të tonevë të syrit, por edhe buzkuq frymëzuar nga vajza e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF