Nuk jemi të bindur për këtë që po themi, por kapitulli i saj me Justin Bieber duket se është mbyllur përfundimisht! E keni parasysh, ndoshta mund t’ju ketë ndodhur dhe juve kur jeni ndarë nga i dashuri, keni preferuar që të bëni një ndryshim në jetën tuaj dhe e keni nisur atë nga pamja e jashtme, më konkretisht tek flokët apo jo?
Nuk e dimë nëse është e njëjta gjë për Selena Gomez apo është pjëse e punës së saj, por Selena Gomez ka ndryshuar modelin e flokëve dy herë brenda javës. Të hënën e kaluar, 25-vjeçarja postoi një foto në rrjetet sociale teksa shfaqej me flokët e kapura bishtalec.
“Gjithmonë ka nevojë për ndryshime deliakate. @Puma, familja në Gjermani. Mirënjohëse për mirëseardhjen!”, shkruan ajo mbi foto. Parukieri i saj në L.A. Tim Dueña, i cili është përgjegjës për flokun e rruar të Gomez, u shpreh se floku i saj do rreth një vit që të rritet deri në një gjatësi normale, si pjesa tjetër, megjithatë ai është prerë në atë mënyrë që është shumë e lehtë për ta fshehur.
Më pas, look-u i dytë, ishte ai me balluke dhe flokët e krehura nga brenda, model i cili të zhvendoste paksa në të kaluarën.
Tek asnjëri prej tyre, nuk e gjejmë Selenën që jemi mësuar ta shohim gjithnjë… ajo vajza e ëmbël në pamje, duket se nuk është më…



















