Barrierat janë thyer tashmë mes dy televizioneve më të mëdha Top Channel dhe TV Klan dhe këtë e kuptuam edhe nga vizita e Arian Çanit në “Portokalli”. Moderatori takoi mbrëmjen e djeshme sozinë e tij, ku nuk munguan batutat. Çani u prit në studion e emisionit “Zona e Brrylit” nga aktori Rezart Veleshnja, i cili e imiton atë çdo të diel.
Moderatori i njohur u shpreh se ndihet shumë i emocionuar, ndonëse ka vite në ekran. “Si ka mundësi që ngjajmë kam shumë?”, pyet aktori Çanin, i cili iu përgjigj: “Duhet të kemi dalë nga e njëjta vezore!” Ashtu siç ndodh në raste të tilla, Çani i kërkoi që t’ia kthente vizitën mbrapsht, ndonëse nuk nguroi që t’i hidhte dhe një kunjë. “Nuk e di nëse do të të ftoja unë ty të vije në emisionin tim, a do të vije?”, e pyeti ai.
Rezart Veleshnja ka spikatur me aktrimin e tij këtë sezon të “Portokallisë”. Ai imiton disa figura të rëndësishme të ekranit shqiptar, veçanërisht moderatorët e TV Klan, si Ardit Gjebrea, Rudina Magjistari, Arjan Çani, Eni Shehu.



















