Edhe pak ditë kanë mbetur nga gjysmëfinalja e parë e Eurovizion-it dhe ndërkohë gjithçka është gati nga shtetet pjesëmarrëse; duke nisur që nga performanca artistëe e deri tek veshja e tyre skenike.
Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Eugent Bushpepa, me këngën “Mall” i cili do të ngjitet i treti në radhë në skenën madhështore të Lisbonës. Ndërkohë janë zhvilluar provat e para, nga ku kemi mundur të zbulojmë paksa nga performanca e Gentit. Ai nuk do të jetë i vetëm në skenë, por do të jetë i shoqëruar nga banda e tij dhe me dy back vokaliste.Gjatë performancës së tij, skena do të mbizotërohet nga ngjyra e kuqe dhe blu. Ndërkohë një element shumë i rëndësishëm është dhe veshja e tij, e cila është punuar nga stilistja e njohur Enada At’ Nikolla.
Genti do të veshë një xhaketë të zezë me prerje tek brrylat dhe me disa detaje metalike tek jaka, kombinuar me një palë pantallona dhe me një këmishë të bardhë, një ndërthyrje mes stilit rock dhe klasik.
Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 8 maj dhe Shqipëria do të performojë e treta në radhë.



















