Aktori turk Ozcan Deniz është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të doçkës së vogël, mbi të cilën shkruan: “Erdhi mrekullia ime”. Vogëlushi quhet Kuzey, fjalë e cila në shqip përkthehet “Veri”.
Ozcan Deniz, 45 vjeç është prej vitesh në një lidhje me 26 vjeçaren, Feyza Aktan. Ata kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre pak muaj më parë në një ceremoni shumë private, mes familjarëve dhe miqve më të ngushtë të çiftit.
Ozcan është i njohur në Shqipëri për rolin e tij në serialin turk “Një pjesë e imja” në rolin e “Kahramanit”. Ai është shprehur se ky rol i është përshtatur shumë edhe në jetën reale pasi ka dashur gjithnjë shumë që të bëhet baba. Dhe pas kaq shumë kohësh, kjo ëndërr iu bë realitet. Lidhja e tij me Feyza Aktan shpesh është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të diferencës së madhe në moshë, e cila për çiftit duket se është thjesht është një numër përpara dashurisë së tyre.



















