Prej shumë kohësh është përfolur që Valbona Selimllari do të vijë me një emision të sajin, por deri më tani nuk ishte konfirmuar asgjë. Ish- miss Shqipëria…hmm këtu duhet të bëjmë një korrigjim, pasi Valbona është ende miss Shqipëria, sepse ndonëse kanë kaluar vitet ajo duket po aq e bukur sa më parë.
Gjithsesi, të rikthehemi tek çështja e parë, tek emisioni i saj. E ftuar mbrëmjen e djeshme te “Në Kurthin e Piter Pan”, Valbona ka konfirmuar se po punon për të sjellë një program të ri televiziv i cili do të mbajë emrin “Ma jep dorën”. Siç ka treguar ajo, në qendër të emisionit do të jenë fëmijët, njerëzit që nuk kanë mundësi të kenë kushtet më minimale të jetesës, një program që do t’u dedikohet plotësisht tyre.
“Ndihem shumë keq kur shikojë fëmijë që ndihen keq, që nuk kanë kushtet më minimale, që nuk shkollohen.”,- u shpreh Valbona.
Më herët Valbona ka prezantuar emisionin “Nga e para” ku fokus kishte sërish njerëzit që nuk kanë mundësi ekonomike, dhe u rindërtonin atyre një shtëpi nga e para. Sa i përket televizionit që ku do të transmetohet nuk dihet ende, por është përfolur që do të jetë Ora News, por së fundmi është diksutuar për Tv Klan, TV me të cilin ajo ka bashkëpunuar prej vitesh.



















