KreuCelebrity

27 vite më pas, Bojken Lako kujton me nostalgji fillimet e karrierës!

Fillimet e viteve ’90-të e gjetën Bojken Lakon më pranë publikut se kurrë. Pjesëmarrja në festivale nuk dalloi vetëm për zërin e tij të veçantë, por edhe stilin rebel dhe sjelljen ndryshe në skenë. E duke marrë parasysh që rrjedh nga një familje e mirëfilltë artistësh, nuk mund të themi se nuk pritej nga Boku karriera e gjatë muzikore.

A post shared by Boiken Lako (@bojkenlako)

Tashmë, pas 27 vitesh, këngëtari është kthyer pas në kohë, për të kujtuar atë çka ai e quan: ‘Dekada më e mirë deri më sot’. Bëhet fjalë për 1990 dhe një grup djemsh të apasionuar pas muzikës dhe artit në tërësi. Me stil tipik prej rokerësh dhe Bojkenin në krye, Lako ka sjellë në kujtesë disa foto sa private, aq dhe të këndshme për t’u ndarë me publikun. “Miq, muzikë, kohë të bukura. Falemnderit Klod Beltoja për këto foto”, ka shkruar Bojkeni, ndërsa ka treguar se nuk ngurron ta kthejë kokën prapa.

A post shared by Boiken Lako (@bojkenlako)

Një imazh të tillë të Bokut nuk e kishim parë prej kohësh, e le të themi se vështirë se do ta kishim njohur me të parën. Ka ndryshuar shumë, apo jo?

https://www.instagram.com/p/Bhr2yehH0UZ/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF