KreuCelebrity

Prisni një verë ndryshe, Manjola Nallbani sjell një projekt të ri, si rrallë më parë!

Prej vitesh në skenë, me një karrierë tejet të pasur artistike, Manjola Nallbani spikat jo vetëm për talentin e pakrahasueshëm, por edhe për stilin e jetesës. Gjithmonë në super-formë, duke sfiduar kohën, Manjola kujdeset që të mos i mungojë publikut për shumë gjatë. Edhe pse, kjo verë, duket se do të vijë më energjike se më parë…

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)

Nallbani po përgatitet për një klip të ri, i cili do të shoqërojë temperaturat e larta që na presin në vijim. Veshur me të bardha, në mes të natyrës, Manjola ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër, ku dhe ka njoftuar projektin e ardhshëm. ‘Së shpejti’, ka shkruar ajo, ndërsa kënga vjen pas krijimit të fundit enkas për Festivalin e RTSH. Nuk dihet se çfarë ka rezervuar edhe më tej Nallbani, por për momentin na mjafton të dimë se javët e ardhshme do të na gjejnë me të reja nga këngëtarja.

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)

Shoresojmë që Manjola të mos na mbajë më gjatë e të zbulojë detaje të tjera. Pritet diçka ndryshe, krejt ndryshe…!

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF