KreuCelebrity

Thuajse një vit pas lindjes, Tuna me një (super) set fotografik me Tianin në krah

Sa herë publikon një foto të re, Tuna tërheq vëmendjen në maksimum. Ka premtuar projekte të reja, ndërsa të gjithë fokusohen momentalisht tek format e saj fizike. Thuajse një vit pas lindjes, këngëtarja ia ka dalë t’i rikthehet linjave të mëparshme.

A post shared by ???? (@tunasejdi)

Ditën e sotme, Tuna ka publikuar një set të ri fotografik, e Tiani nuk mund të mungonte. Veshur me një ‘jumpsuit’ jeshil, Sejdiu shihet edhe më në formë se më parë. Besnike e flokëve bjonde, protagonisti i imazheve ka qenë edhe vogëlushi 11-muajsh. Foto të tilla na kishin munguat nga këngëtarja, e cila është kujdesur kohë pas kohe të ndajë me ndjekësit momentet më të bukura me Tianin.

A post shared by ???? (@tunasejdi)

Nuk mbetet pas në këtë drejtim as Patrisi, që shihet gjithnjë e më i dhënë pas familjes. Mbetet vetëm për të parë se ç’do të na sjellë Tuna!

A post shared by ???? (@tunasejdi)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF