KreuCelebrity

Me korrigjime estetike apo jo? Valbona Selimllari tregon të vetmen ndërhyrje në fytyrë!

Sa herë kemi folur për Valbonën, po aq herë kemi theksuar se si pamja e saj mbetet krejtësisht e pandryshuar. Edhe pse tashmë në moshën 45-vjeçare, duke rritur e lumtur tre fëmijë, Selimllari nuk dallon fort nga imazhet që kemi në mendje në daljet e saj të para. Cili është sekreti i kësaj pamje përherë rinore?

A post shared by Valbona Selimllari (@valbonaselimllari)

Është ndoshta i vetmi personazh që ka mbetur e paprekur nga komente të natyrës: ‘Ka bërë ndërhyrje!’, megjithatë ka dhe nga ata të cilët mbeten për t’u siguruar në këtë drejtim. Valbona u gjet dje në studion e ‘Në kurthin e Piter Pan’, ku nuk munguan pyetjet e shumta nga kuriozët e vegjël. Një ndër ta ishte i interesuar për dhëmbët gjithmonë të bardhë të Selimllarit. “Unë kam ndërhyrë tek dhëmbët e mi. I kam bërë, por jam munduar të jenë sa më pranë dhëmbëve të mi origjinalë. Gjithashtu, e rëndësishme është edhe mirëmbajtja e tyre, në mënyrë që të duken bukur”, është përgjigjur Valbona.

Me pak fjalë, e vetmja ndërhyrje që mund të gjejmë në fytyrën  e ish-missit është punimi i dhëmbëve, që prek një pjesë të konsiderueshme të njerëzve, sidomos pas të tridhjetave. Sa për pjesën tjetër, Valbona vazhdon të mbetet natyrale!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF