Parashikimet e motit nuk premtojnë shumë kohët e fundit. Alternim mes shirash e temperaturash të larta, që gjithsesi nuk na ndajnë dot nga atmosfera e verës. Ëndërrojmë detin, rërën, diellin dhe ashtu si pjesa më e madhe e jona, të njejtën dëshirë ndajnë edhe çifte të famshme…si Sara dhe Ledioni!
Me dallimin e vetëm se jo çdokush mund të shpenzojë shuma marramendëse për një zgjim mes palmash, në një atmosferë tipike tropikale, Sara dhe Ledioni kanë ndarë momentet më të bukura me ndjekësit, edhe pse në nisje të ditës. Të përqafuar, me ujin e kristaltë në sfond, trashëgimtarja e Top Channel ka vendosur t’i përshëndesë kështu miqtë e saj në rrjetet sociale. Duket se çifti nuk është vetëm në këtë udhëtim, pasi Lori ka ndarë foto nga e i njejti destinacion së fundmi ose të paktën, kjo arrihet të kuptohet në ato pak imazhe të postuara nga vetë ajo.
Si shoqërues kryesor nuk kishte si të mungonte as London, i cili edhe pse vetëm një vjeç, ka udhëtuar mjaftueshëm jashtë vendit. Në një ditë feste si sot, zgjimi në një atmosferë të tillë do të ishte ideal, apo jo?



















