KreuCelebrity

Mund t’ju duket thjesht si një kostum për plazh, por Lori Hoxha ka shpenzuar plot 970 euro për të

Është pa dyshim një ndër fashion blogeret më të njohura në Shqipëri, e cila numëron mijëra ndjekës në rrjetet sociale e që frymëzon dhjetëra e dhjetëra vajza me stilin e saj unik në të veshur. Ndoshta në ditët e sotme, është ekzagjëruar paska me të qenurit blogere mode, pasi një në dy vajza e quajnë veten të tillë, por Lori Hoxha ishte ndër të parat që pasioni për modën, pa ndonjë qëllim në vetëvete, e shndërroi atë në një vajzë që sjell trendet më të fundit në vendin tonë, që më pas përqafohen me shpejtësi nga e gjithë masa.

Pra, pak a shumë, një Kim Kardashian shqiptare.

Vera erdhi dhe sigurisht tashmë është paksa e vështië ta gjejmë Lorin në punë, pasi është gjithnjë me pushime. Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, ajo na ka treguar se është larguar nga vendi për pak ditë drejt një destinacioni ekzotik, por pa na e bërë të ditur se ku. Pavarësisht këtyre, vëmendje na tërhoqi një foto e saj, e veshur me një kostum të bardhë që ia vinte më tepër në pah ngjyrën çokollatë të trupit, në dukje një kostum i thjeshtë, por kur ta mësoni se sa ka kushtuar do të ndryshoni menjëherë mendim.

Këmisha e bardhë ka kushtuar 575 euro e ndërsa pantallonat 395 euro, pra në total 970 euro për një veshje pushimesh.

Epo këto quhen pushime…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF