Siç po ndodh shpesh së fundmi, me rastin e festave ose eventeve të ndryshme në kryeqytet organizohen koncerte për publikub e gjerë. Ju lajmëruam se vera do të sjellë emrat më të famshëm të muzikës në Tiranë, ndërsa pasditja e sotme mbledh disa nga këngëtarët shqiptarë më të kërkuar të momentit. Gjithçka do të nisën në orën 19:00, në sheshin Skëndërbej.
Ledri Vula, Arilena Ara, Argjentina Ramosaj janë vetëm disa nga emrat që do të ngjiten në skenën e ngritur enkas për këtë organizim. DJ Aldo nuk do t’i mungojë as këtë herë atmosferës, ashtu sikurse Fifi, Alban Ramosaj e Ylli Limani do të bashkohen me kolegët, për të sjellë harmoninë e nevojshme tek publiku. Ky event po mbahet me rastin e 1 majit, datë që për shumicën është ditë pushimi.
https://www.instagram.com/p/BiJkWL6gYgR/
Duke qenë se janë mbledhur shumë emra të njohur së bashku, pritet që publiku të shohë diçka ndryshe sonte në mbrëmje. E vështirë për t’u humbur, apo jo?
https://www.instagram.com/p/BiFbgyNhP0c/



















