Fifi është përfolur jo pak lidhur me karrierën muzikore, por edhe jetën personale. Vlerësuar gjithmonë për sportivitetin dhe bisedat pa dorashka në studiot televizive, Reçi ka bërë për vete një pjesë të konsiderueshme të publikut. Ndërkohë, ka qenë Stresi ai që ka bërë një deklaratë që nuk pritej për këngëtaren…
https://www.instagram.com/p/BhuBPD2hyhZ/
Reperi ishte i ftuar në ‘NIN-Haje ose Thuaje’, emision që e vuri Stresin përballë një pyetje disi të sikletshme. Cila ka qenë ajo kolege me të cilën këngëtari ka patur marrëdhënie ose flirt? Stresi nuk i ështê shmangur pyetjes, duke u përgjigjur me një emër konkret. “Është një kolege, Fifi”, ka deklaruar reperi, ndërsa vështirë të themi se mund ta prisnim një emër të tillë.
Nuk kemi dëgjuar për ndonjë relatë të mundshme mes tyre në fushën romantike, por mesa duket ky detaj na paska humbur në rrugëtimin e tyre. Tashmë, Stresi po shijon romancën me një tjetër vajzë, të cilën e quan dashurinë e jetës. Nuk na e merrte mendja!



















