Ndonëse një ndër aktoret më të ndjekura në rrjetet sociale, Blake Lively ka ndryshuar tërësisht profilin e saj në Instagram. Aktorja ka fshirë çdo foto të sajën, ndërsa përshkrimi në biografi në IG mbart një frazë edhe më të dyshimtë: “Çfarë ndodhi me Emilin?” Cila është Emili?…
Dhe mbi të gjitha, pse në listën e personave të ndjekur nga Blake në Instagram, 27 prej tyre janë vetëm vajza që quhen Emili?! Fansat e kanë studiuar mirë këtë rast dhe reagimet e tyre në Twitter rezultojnë në të njejtin konkluzion: iu duket e tmerrshme një lëvizje e tiillë! Ata këmbëngulin që aktores nuk ia kanë vjedhur llogarinë, por kjo është vetëm një mënyrë reklamimi për filimin e saj të ardhshëm, të titulluar ‘A Simple Favor’.
Le të shpresojmë që është kjo arsyeja, pasi i gjithë ky mister e ka turbulluar rrjetin si rrallë më parë. E çuditshme Blake…



















