Nuk ka më dyshime! Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë rikthyer bashkë! Kjo nuk është thjesht ndonjë spekulim nga mediat që mund të ketë zanafillën tek disa foto të Zayn duke dalë nga shtëpia e Gigit, por dyshja është fotografuar duke u puthur me njëri-tjetrin. Në fakt duhet se është këngëtari ai që i ka rrëmbyer një puthje modeles, por pak rëndësi ka kjo. Lajmi i bukur është se çifti ynë i preferuar është sërish bashkë.
Gigi dhe Zayn u ndanë disa muaj më parë. Kur të gjithë mendonim se gjithçka po shkonte shumë mirë me në marrdhënien e tyre, 25-vjeçari publikoi një status në rrjetet sociale, ku njotoi ndarjen e tyre. Shkaqet nuk u bënë të ditura, mirëpo mendohej që një ndër arsyet kryesore ishte distanca mes tyre. Dashuria mes tyre nuk është zhdukur dhe fatmirësisht, ajo ka mbizotëruar mbi largësinë.
Ashtu si në rastin e Selena Gomez dhe Justin Bieber, motra e vogël e modeles, Bella është kundër këtij ribashkimi, pasi mendon se Gigi ka vuajtur shumë nga kjo marrëdhënie! Shpresojmë që të mos kenë fatin e Selenës dhe Justin, që u ndanë, u ribashkuan dhe u ndanë sërish.



















