KreuCelebrity

Eksperimentet e ëmbla të Annës në celularin e saj, Ardit Gjebrea ia publikon në rrjetet sociale

Vajzat janë të babai dhe djemtë të mamit. E kemi dëgjuar shpesh këtë gjë dhe në të shumtën e raste është krejtësisht e vërtetë. Një marrëdhënie të veçantë me bijën ka dhe Ardit Gjebrea. Ndryshe nga çfarë ka vepruar me Jonin, moderatori i dashur i të gjithë shqiptarëve ka preferuar që Annën të mos ta mbajë larg vëmendjes së mediave, për aq kohë sa ajo ka dëshirë.

Anna ka fituar zemrat e publikut. Ndonëse e vogël në moshë, ajo ka prezantuar në Pallatin e Kongreseve, ka kënduar me babain e saj, është bërë pjesë e panaleve të të ftuarave në emisione të ndryshme; gëzon po të njëjtin popullaritet që gëzon edhe  Arditi.

Por pavarësisht këtyre, Anna është një fëmijë. Si të gjithë bashkëmoshatarët e saj, edhe Anna  ka realizuar një video shumë të bukur, teksa shfaqet duke luajtur, kënduar dhe kërcyer njëkohësisht me “mikun” e saj, arushin. Këtë moment, moderatori ka zgjedhur që ta ndajë me miqtë e tij në rrjetet sociale, bashkangjitur së cilës shkruan: Eksperimentet e Annës me celular. Në postimin e tij kanë mbërritur dhjetëra komente, ku vënë theksin tek ëmbëlsia e saj dhe ne jemi plotësisht dakord.

Eksperimentet e Annës me telefon ?

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF