Dhe dhuratat për Adelina Tahirin nuk kanë të mbaruar.
Ajo është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të jetës luksoze që bën, aq më tepër pas martesës me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov. Herë pas here në rrjetet sociale këngëtarja ndan me miqtë e saj në rrjetet sociale foto nga pushimet, shtëpia e arreduar në stilin klasik ku dominonte ngjyra e bardhë dhe gold, më pas ishte makina e blerë për mamin e ardhshëm, e ndërsa së fundmi nuk është një, por janë disa dhurata që çdo vajzë do t’i donte.
Bukuroshja sapo ka shtuar në gardërobën e saj tre çanta të firmave të modës si Dolce Gabbana dhe Louis Vuitton. Duket se kjo verë do të bëhet edhe më e bukur për Adelinën.
Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë muajve të fundit. Në fillim ishte deklarata e saj ku u shpreh se ishte “lumturisht e dashuruar”. Më pas të gjithë u bëmë kureshtarë të mësonim se cili ishte djaloshi fatlum. Kur mësuam që ai ishte avokati më i pasur në Maqedorni, Serjoza Markov, lidhja e tyre u përfol shumë për shkak të diferencës së madhe që kanë nga njëri-tjëtrit, për të vijuar me pas me jetën luksoze dhe së fundmi me shtatzëninë e saj…
Bëhuni gati se do të jetë e njëjta situatë edhe pasi bebi të lindë.



















