Një ndër momentet më romantike për shumicën e vajzave është propozimi për martesë nga ana e partnerit. Që nga një ulje e thjeshtë në gjunjë, e deri tek idetë super romantike, si ‘mesazh në shishe’, propozimet mbeten të veçanta. Këtë pasdite tek ‘Rudina’, ka qenë Julka Gramo ajo që ka ndarë eksperiencën e saj unike.
Pas historisë 10 vjeçare të dashurisë me Andin, ky i fundit kishte vendosur ta çonte lidhjen drejt një tjetër hapi. Për 30-vjetorin e Gramos, Andi ishte kthyer nga një udhëtim jashtë vendit, për të qenë i pranishëm në një event kaq të rëndësishëm. Duke organizuar gjithçka me detaje me mikeshat e ngushta të Julkës, DJ i kishte propozuar partneres pikërisht në këtë datë të shënuar. “Ka arritur të më surprizojë. Kishte bërë gati çdo gjë, kishte gjetur edhe një unazë timen dhe në një moment të caktuar, edhe pse ishte në udhëtim, erdhi. Më bëri edhe një deklaratë që më ka emocionuar shumë, aq shumë saqë unë harrova t’i thoja PO!”, ka rrëfyer Julka.
Artistja ka shtuar se emocionet ishin tejet të forta, aq sa gjendjen e përshkruan me këto fjalë: “Për tre ditë më dukej sikur isha mbi re”. Vërtetë emocionues rrëfimi i Julkës!



















